MENU
klinika

Vrasje dhe krime lufte ndaj shqiptarëve

Gjykata e Prishtinës dënon serbin Dushko Arsiç

02.02.2024 - 13:10

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 13 vite burgim serbin Dushko Arsiç me akuzën për krime lufte.

Në akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale në nëntor të vitit 2022, Asiç bëhet përgjegjës për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

Arsiç, sipas aktakuzës, mori pjesë në vrasjen e një civili shqiptar në prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës, ndërsa torturoi një tjetër shqiptar në atë kohë 15-vjeçar në po të njëjtën ditë.

Po ashtu, gjatë muajve janar-qershor të vitit 1999 së bashku edhe me efektivë të tjerë të policisë serbe dhe grupe paramilitare, Arsiç akuzohet se ka marr pjesë në operacionet për dëbimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga rajoni i Prishtinës e më pas plaçkitjen dhe dëmtimin e shtëpive duke iu vënë zjarrin.

Arsiç gjatë procesit gjyqësor i kishte mohuar akuzat.