MENU
klinika

"Aplikantët duhet të..."

Greqia përshpejton lejet e qëndrimit, kriteret

08.02.2024 - 15:16

Gazetari Etmond Guri, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar lidhur me lajmin e mirë të dhënë një ditë më parë për emigrantët ku Greqia ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për lejet e qëndrimit.

Ai tha se aktualisht është në përgatitje një projektligj i ri pasi Greqia ka probleme me dhënien e lejeve të qëndrimit.

Sipas tij po punohet për modernizimin e procedurave për kushtet e lejeve, ndërsa theksoi se në projektligj përcaktohen dhe marrëdhëniet me punëdhënësit.

“Dje ka qenë ditë me lajme, në Greqi është dhënë një amendament për aplikimet për një kategori specifike që vërtetojnë që kanë qëndruar 3 vite në Greqi me dokumente zyrtare, por nga ana tjetër ajo që ishte befasi ishte fakti që aktualisht një projektligj i ri lidhur me përmirësimin e kuadrit ligjor, modernizimin e të gjithë strukturës për rinovimin e lejeve të qëndrimit ku është në ngërç të vërtetë ku nuk është angazhuar asnjë qeveri deri më sot. Askush nuk është marrë me këtë dhe duket se këtë herë ka një ndryshim dhe kjo lidhet me faktin se Greqia ka probleme të mëdha me rinovimin e lejeve të qëndrimit, kjo dëmton dhe ekonominë e vetë Greqisë.

Që dikush të aplikojë është qëndrimi në Greqi i faktuar prej tre vitesh, duhet të ketë kontratë pune nga një vend që do e marrë në punë. Aludohej që duhet të ketë 3 vjet te i njëjti pronar por kjo nuk qëndron. Mandej nëse ndërpritet marrëdhënia e punës me punëdhënësin ka afat kohor 2 muaj për të gjetur një punëdhënës të ri. Kjo erdhi si rezultat i shpërdorimit që u bë vitin e kaluar të mundësisë që ju dha ministria e emigracionit që u pajisën me një vërtetim elektronik dhe sot janë penalizuar duke mos bërë dot letra për 5 vite. Përllogaritet 30-40 mijë qytetarë. Ka të bëjë me emigrantët që jetojnë në Greqi.

Është bërë një gafë e madhe, vitin e kaluar qeveria greke hapi platformën që nga një telefoni të bënte aplikim për leje qëndrimi dhe këtë e shfrytëzuan të gjithë. Kjo bëri që ky kontingjent të arrinte një shifër prej 50 mijë dhe i gjithë ky kontingjent është penalizuar që për 5 vite të mos bëjnë dot letra në Greqi. Ata janë në listën e personave të padëshiruar.”

I pyetur se si është pritur një lajm i tillë kush janë marrëveshjet e tjera që mund të nënshkruhen, Guri tha se nga viti i kaluar dhe këtë vit ka në vullnet real nga qeveria dhe duket se ministri i ri i emigracionit është më i fokusuar dhe aktualisht kemi një projektligj të ri që do të sjellë një formatim dhe leje qëndrimi mund të aplikohet brenda një afati të shkurtër.

“Krijimi i disa qendrave për të përballuar këtë fluks emigrantësh vetëm në Athinë janë 200 mijë emigrantë në pritje. Ndërkohë që ka pasur një marrëveshje dy palëshe me shtetin shqiptar për punëtorë sezonal në këtë marrëveshje nuk parashikohet një gjë e tillë dhe nuk e di se si do vijohet. Bujqit grekë kërkojnë shtetas shqiptarë si punëtorë pasi kanë dhe një afrimitet, por kjo nuk parashikohet, ndërsa janë shtuar vende të tjera si Moldavia, Gjeorgjia etj.

Deri më sot pjesa më e madhe e shqiptarëve që vinin me 3 muaj kanë punuar në të zezë sepse ka një kuadër ligjor për punën sezonale në Greqi, përveçse një kategorie të veçantë që është bujqësia. Ata që vijnë me 3 muaj mund të punojnë vetëm në bujqësi. Me Gjeorgjinë po bëhet shtrirja për marrjen e punëtorëve sezonal, bujqësia dhe turizmi janë dy sektorët që kanë mangësi dhe për këtë gjë Greqia synon shtrirjen e vendeve.”, përfundoi Guri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përshpejton marrjen e lejeqëndrimeve

Greqia kërkon emigrantë për fuqinë punëtore