MENU
klinika

Grish ëndjen amerikane

Gruaja e buzëqeshjes së mistertë

15.02.2024 - 13:59

Si sot 62 vjet më parë Mona Lisa, piktura e famshme e kryzotit të mendimit, sprovës dhe penelit, Leonardo da Vinçit, ekspozohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Uashington , DC.

Mbi 2 mijë personalitete, duke përfshirë presidentin John F. Kennedy, shkuan atë mbrëmje për të parë pikturën e famshme. Ditën tjetër, ekspozita u hap për publikun, dhe gjatë tre javëve të ardhshme rreth 500 mijë njerëz erdhën për të parë atë.

Pastaj, Mona Lisa u ekspozua Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, ku u pa nga një milion njerëz të tjerë. Leonardo da Vinci, një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes italiane, e kishte realizuar pikturën në vitin 1504.

Mona Lisa është portret i gruas së fiorentinasit të pasur Francesco del Gioconda. E njohur edhe si La Gioconda, piktura tregon një grua, portret, me një shprehje enigmatike të fytyrës që është edhe e ftohtë edhe tërheqëse. Zonja e Parë Jacqueline Kennedy dhe ministri francez i kulturës, Andre Malraux, me ndërhyrjen e tyre pranë zyrtarëve të Muzeut të Luvrit në Paris, bënë që Mona Lisa të vinte në Shtetet e Bashkuara për t’u ekspozuar përkohësisht. Ajo shënoi një nga ngjarjet artistike më të mëdha të asaj kohe./ Albert Vataj.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit