MENU
klinika

“Grushti në zemër”

Si funksionon teknika e KGB-së që mund të ketë vrarë Navalnyn

23.02.2024 - 09:20

Në orët e fundit, po përhapen thashetheme se lideri opozitar rus Alexei Navalny u vra me një “grusht në zemër” sipas një teknike që në të kaluarën u mësohej agjentëve të forcave speciale të KGB-së.

Kjo është një hipotezë, ende nuk ka siguri që mund të konfirmojnë apo mohojnë këtë tezë, por për të është folur prej një dite.

Pikërisht që kur u hodh në qarkullim nga Vladimir Osechkin, themelues i grupit të të drejtave të njeriut Gulagu.net.

Por si funksionon kjo teknikë e veçantë? Koncepti ” goditje zemre” ose “prekordiale” përdoret zakonisht për t’iu referuar një manovre manuale që duhet të kryhet në rast arresti kardiak, por vetëm kur një defibrilator nuk është i disponueshëm, pra në situata ekstreme emergjente.

Në raste të rralla, ka bërë të mundur shndërrimin e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikulare, në një ritëm efektiv të zemrës, por më shpesh teknika është joefektive ose mund të shkaktojë edhe një konvertim të kundërt, duke çuar në asistoli, dhe për rrjedhojë duke e përkeqësuar më tej situatën.

The death of Alexei Navalny | Brookings

Shkurtimisht, grushti prekordial është një teknikë që përdoret kur një subjekt ka një aritmi, pra një ndryshim të ritmit normal të zemrës, për ta rikthyer atë duke shmangur ndërlikimet e rrezikshme që mund të çojnë edhe në vdekjen e pacientit.

The Times shpjegoi se teknika e sulmit në zemër iu mësua anëtarëve të KGB për të vrarë viktimat e tyre.

Në këtë rast, kandidatët së pari ekspozohen ndaj temperaturave të ngrirjes për të dobësuar muskujt e zemrës, dhe më pas qëllohen në gjoks.

Ndikimi, në kushte të ngjashme, është i tillë që shkakton një ngjarje të rrallë të quajtur commotio cordis, ose arrest të papritur kardiak që rezulton nga një goditje në murin e përparmë të kraharorit.