MENU
klinika

Publikojnë e-mailet e administratës

Hakerat e “Homeland Justice” sulmojnë faqen e INSTAT!

01.02.2024 - 12:15

Hakerat e “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Instituti të Statistikave, e cila është e paaksesueshme.

“Homeland Justice” kanë publikuar emrat e punonjësve të INSTAT, e-mailet, numrat e tyre të telefonit dhe adresat e banimit.

“Numrat dhe shifrat, statistikat… Ata janë të gjithë kundër jush Ju jeni armiku juaj i vetëm. INJORANCA juaj është Torturuesi juaj”, shkruan Homeland Justice në Telegram.

“Pre” e sulmeve kibernetike më parë kanë rënë edhe faqja e Kuvendit të Shqipërisë, AKSHI-t dhe kompanisë celulare “OneAlbania”.