MENU
klinika

"Po fshihen të vërteta të mëdha!"

Hakerat mbajnë peng INSTAT: Kemi akses të plotë në të dhënat e Censit

02.02.2024 - 14:18

Hakerat iranianë po mbajnë peng INSTAT duke kërcënuar se kanë në dorë edhe të dhënat e Censit të popullsisë…

Ditën e djeshme grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave.

Lajmi u konfirmuar edhe nga INSTAT, ndërsa theksohet se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Sot ka reaguar dhe grupi i hakerave në Telegram shprehen se kanë arritur të marrin 100 terabajt të dhëna në INSTAT, ku përfshihen edhe të dhënat e Censit.

“INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga hakerat.

Pas hakerimit, webfaqja e INSTAT nuk është më e aksesueshme për qytetarët kur e kërkojnë në Google.

Nga fotot duke se janë marrë të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës. Kanë publikuar nr personal, emër, mbiemër, nr tel, adrese e-maili, adrese banimi, IBAN.

Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për censin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetarëve të Shqipërisë si dhe të dhëna të tjera mbi te ardhurat, fenë, etninë etj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, KiE dhe EUROSTAT kërkoi publikimin e të dhënave të censit të popullsisë brenda 15 shkurtit.

Burime për ‘Pamfletin’ treguan disa ditë më parë se, Këshilli i Europës dhe EUROSTAT, kanë reaguar ndaj vendimit të INSTAT, për të publikuar të dhënat e Censusit në fund të muajit qershor 2024, kur ky proces është mbyllur më 15 nëntor 2023.

“Protokoll-Standardi 2010”, lidhur me afatin kohor që ka vendosur EUROSTAT për censuset në vendet jashtë BE, pëcakton si detyrim të çdo shteti, që të dhënat të publikohen brenda 1 muaji pasi mbyllet procesi.

Në Shqipëri, rezultatet e Censusit duheshin publikuar më 15 dhjetor 2023, po Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, deklaroi se do publikohen brenda muajit qershor 2024, me justifikimin se “evidentimi dhe përpunimi i të dhënave kërkon shumë kohë e teknikalitet”.

Drejtoresha e INSTAT, nuk e ka vendosur me mendjen e saj për shtyrjen 6 muaj të publikimit; por ka deklaruar urdhrin e dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka në vartësi direkte.

Skema e shtyrjes së afatit, është bërë për të zgjatur kohën e shpalljes së rezultatit, me qëllim falsifikimin e të dhënave që kanë dalë nga Censusi, duke regjistruar ato të dhëna që i interesojnë qeverisë dhe politikës personale të kryeministrit.

Ajo që i intereson shefit, është fshehja e numrit faktik të popullsisë, që është larguar nga vendi gjatë periudhës mes Censusit-2011 e Censusit-2023, ku numri më i madh prej afro 700 mijë persona, i përket 8 viteve të fundit që është në pushtet PS-ja.

Por pas deklaratës zyrtare, që drejtoresha e INSTAT bëri për shtyrjen e afatit të shpalljes së rezultateve të Census-it, kanë reaguar bashkërisht Këshilli i Evropës e EUROSTAT, duke i kërkuar qeverisë shqiptare të mos vonojë publikimin e të dhënave.

Ata i ka vënë ultimatum kryeministrit Edi Rama, të urdhërojë INSTAT-in si strukturë e qeverisë, që të publikojë rezultatet e Census-it brenda datës 15 shkurt 2024, duke pasqyruar të dhënat faktike, sidomos numrin e popullsisë, përbërje-përqindjet pakicave dhe numrin e bizneseve.

Nëse Rama e refuzon këtë ultimatum të KiE e EUROSTAT, duke mos publikuar të dhënat brenda datës 15 shkurt, institucionet e BE, paralajmërojnë se Censusi nuk do njihet, ndërsa qeveria shqiptare, do detyrohet ta përsërisë këtë proces e do mbikëqyret prej tyre.