MENU
klinika

Në prag të shpalljes non-grata

Haklaj: Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit i kanë hequr vizën amerikane

13.02.2024 - 21:22

Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj ka deklaruar se Ilir Meta do të shpallet “non grata” nga SHBA.

Meta gjatë ditës së sotme i pyetur në lidhje me vizitën e pritshme të Anthony Blinken në Tiranë, tha se ajo është diçka e zakonshme.

Por ky reagim sipas demokratit Haklaj, vjen nga Meta pasi atij i kanë hequr vizën amerikane.

Madje Haklaj thotë se e njëjta masë është edhe për bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

“Meta është në prag të shpalljes non-grata. Se i ka disa dosje në SPAK. Edhe vizitën e Blinken e cilësoi si të zakonshme. I është hequr viza amerikane edhe atij edhe Monika Kryemadhit.  I bie që është gjysmë non grata. Le të dalë dhe të thotë se nuk është”, tha Haklaj për Report Tv.