MENU
klinika

“Kontribut me aleatët për paqen dhe stabilitetin”

Hasani: Shqipëria në krye të OKB, histori suksesi

13.02.2024 - 13:40

Në mbyllje të mandatit për kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Shqipëria ishte edhe bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e cilësoi sukses drejtimin e këtij forumi nga ana e Shqipërisë.

Sipas kryediplomatit shqiptar, Shqipëria i tregoi botës se di të japë kontributin e saj me aleatët në të mirë të paqes e stabilitetit.

Igli Hasani: Shqipëria di të tregojë që edhe vende të vogla kanë se çfarë të kontribuojnë mbi debatet për çështjet e mprehta që shqetësojnë sot botën kur ju jepet mundësia ta bëjnë këtë në forume si Këshilli i Sigurimit. Pati një çështje që shënjoi të gjithë punën tonë në Këshill, Një çështje për të cilën kemi punuar me guxim, seriozitet dhe dinjitet, agresionin e paligjshëm rus kundër Ukrainës. U bë kryefjala e punës tonë sepse ky agresion erdhi në shkelje të çdo ligji dhe të drejte ndërkombëtare sepse ai minoi vetë themelet e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe të sistemit ndërkombëtar të ndërtuar mbi rregulla, mbi ato rregulla mbi të cilat organizata u krijua pas Luftës së II Botërore.