MENU
klinika

Seanca në gjykatë u ndoq edhe nga deputetët e Rithemelimit

Hodhën molotov te Kryeministria, gjykata fal protestuesit e opozitës

23.02.2024 - 12:36

Këtë të premte kanë dalë para gjykatës 4 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës së “Foltores” më 20 shkurt. Pas seancës gjyqësore, të katërt janë liruar.

Bëhet fjalë për shtetasit Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis.

Seanca në gjykatë u ndoq edhe nga deputetët e Rithemelimit. Katër të rinjtë u vunë në pranga të Policisë për dhunë të ushtruar gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.