MENU
klinika

"Mund të sjellim staf nga jashtë!"

Hoteleria në Sarandë kërkon fuqi punëtore!

04.02.2024 - 12:57

Në Sarandë ka nisur përgatitja për sezonin e ri turistik nga të gjitha strukturat hoteliere dhe bizneset. Pritshmëritë për sezonin e ri turistik në Sarandë priten të jenë tepër të larta nga ato të një viti më parë, ku erdhën për pushime turistë nga mbarë bota.

Sipas kreut të turizmit Arben Çipa objektivi i këtij viti nga strukturat e hotelerisë dhe bizneset është përballimi i fluksit turistik e cilësia e shërbimit .

“Objektivi është që ne të përballojmë fluksin lidhur me personelin që po vuajmë mungesën e tij prej 3 vitesh”, tha Çipa

Ndërkaq Çipa u shpreh se një nga sfidat më të mëdha edhe për këtë vit mbetet shtimi i një personeli të kualifikuar përgjatë gjithë sezonit turistik. Ai thekson se po mundohen të sjellin staf nga jashtë, por nuk lë pas edhe mundësinë për të rinjtë shqiptarë që shkojnë jashtë e kthehen përsëri në vendin e tyre për të gjetur një mundësi punësimi në bregdet.

“Fakti që të rinjtë largohen për 6 muaj dhe rikthehen, kjo më jep një shpresë që ata mund të rikthehen dhe të kërkojnë një mundësi në vendin tonë”, tha ai.

Përvoja e vitit të kaluar i cili shënoi një bum të turistëve dhe masat që janë duke u marrë paraprakisht mendohet se do të jenë pozitive për një sezon turistik të mbarë.