MENU
klinika

Dyvjetori i luftës

Hovenier: Kosova bujare e madhe ndaj popullit ukrainas

24.02.2024 - 13:22

hfaqet dokumentari “20 ditë në Mariupol”, Hovenier: Kosova bujare e madhe ndaj popullit ukrainasLajmeLexohet për: 2 min.

17 orë më parë
Në shënim të dy vjetorit të luftës në Ukrainë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë është shfaqur filmi dokumentar “20 ditë në Mariupol”, film ky i cili është nominuar për çmimin Oscar dhe prezanton një testament të qëndrueshmërisë e guximit të popullit ukrainas ndaj Rusisë.

Me këtë rast, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se Rusia nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën, por për të gjithë shoqërinë dhe se të gjithë partnerët ndërkombëtarë duhet të angazhohen për të mbrojtur atë.

Hovenier derisa ka përmendur humbjet tragjike të popullit të Ukrainës, tha se Kosova edhe pse e vogël si shtet, bujaria e saj ndaj popullit ukrainas është e madhe.
Po ashtu, Hovenier theksoi se Kosova e kupton më së miri se çka do të thotë që shtëpitë e tyre të kërcënohen.
Ndërkaq, gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, e cila u bë gazetarja e parë që u strehua në Kosovë, duke treguar historinë familjarëve të saj të cilët jetojnë në Rusi, tha se propaganda ruse është direkte për popullin ukrainas.

Makey tha se nga pushtimi rus në Ukrainë janë vrarë mbi 80 gazetarë dhe se filmi i realizuar nga ata do të mbetet një dokument kryesor për krimet ruse.
Ajo ka treguar edhe si mediat ruse kanë mohuar shkatërrimin që i bëjnë qyteteve ukrainase.

Dokumentari “20 ditë në Mariupol” shënon herën e parë që një realizim i tillë përfshihet në listën e kandidatëve për Oscar dhe hera e parë në historinë e këtij çmimi që i hapet rrugë raportimit dhe gazetarisë nga një zonë lufte në kohë reale në majat e kinematografisë.