MENU
klinika

Zbritën në 4.7% në dhjetor

Huatë me probleme, niveli me i ulët në 10 vjet

10.02.2024 - 10:35

Kreditë me probleme kanë prekur nivelin më të ulët në më shumë se 10 vite. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin dhjetor 2023 niveli i kredive të këqija ka arritur në 4.7% nga 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022.

Ky rezulton të jetë niveli më i ulët i regjistruar që prej vitit 2014 kur niveli i huave me probleme ishte në nivelin e 24 %.

Ky tregues është shumë i rëndësishëm në një kohë që normat e interesit janë rritur ndjeshëm si për kreditë në lekë ashtu edhe për ato në valuta të huaja.

Banka e Shqipërisë e ka rritur normën bazë të interesit në 3.25% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit.

Por statistikat e bankës së Shqipërisë tregojnë se këto masa të cilat kanë marrë nuk janë reflektuar në pagesën e kësteve të kredive në kohë edhe pse këstet janë shtrenjtuar.

Nga analizat rezulton se një ndikim të rëndësishëm në rënien e raportit të huave me probleme ka dhënë rritja e graduale e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i kekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë në 2023 dhe niveli prej 3.25%, por ai mbetet ndër më të ulëtit në Europë.

Megjithatë Banka Qendrore ka paralajmëruar se do të vijoj politika e rritjes së normës së interesit edhe pse në nivele më minimale si një masë e detyrueshme për të rikthyer në objektiv nivelin e inflacionit.

Ulja e nivelit të huave me probleme është një element me rëndësi edhe për efektet që ajo ka në kreditimin e ekonomisë.

Në total kredia e re gjatë muajit dhjetor 2023 arriti në 45 miliardë lekë ku ndikuan kreditë për bizneset si dhe për blerje banesash.

Niveli i huave me probleme:

Dhjetor 2023 4.7%

Dhjetor 2022 5 %

Dhjetor 2021 5.7%

Dhjetor 2020 8.1%/