MENU
klinika

Planifikoi vrasjen e Akilit

“I forti” i Durrësit Kep Arapi kërkon lirinë: Jam sëmurë!

19.02.2024 - 11:31

Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e avokatëve të Rexhep Rapit njohur si Kep Arapi për të caktuar ekspert që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij.

Rexhep Rapi i njohur si ‘Kep Arapi’ ka kërkuar zbutjen e masës se sigurisë për arsye shëndetësore.

Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë grup ekspertesh nga IML për të përcaktuar gjendjen shëndetësore.

‘Kep Arapi’, nipi i tij Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni sipas SPAK krijuan kushte për vrasjen e Xhevdet Plakut për motive hakmarrje.

Kush është Rexhep Rapi?

Rexhep Rapi, i njohur dhe si “Kep Rrapi’ ishte arrestuar më 31 mars 2023 në aeroportin ‘Nënë Tereza’ me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai u ndalua teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Ndaj tij Gjykata e Apelit e Genovas në Itali e kishte dënuar me 7 vjet për për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm dhe I kishin mbetur për të vuajtur dhe 4 vite të tjera burg.

Ndërkohë në dhjetor të vitit të kaluar 60 vjeçari i njohuri si i forti i Durrësit u prangos në banesën e tij në Sukth me urdhër të SPAK.

Rexhep Rrapi ka tentuar të vrasë Xhevdet Plakun, i cili në 2014 dyshohet se ka vrarë Sali Rrapin. Pavarsisht se ka marrë pafajësi nga autoritëtet italiane, mes Arapit dhe Plakut kishte një konflikt që buronte nga konfliktet për trafikun e drogës. Plaku ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Holandë ku transportonte kokainë me sasi të mëdha.

Ai u arrestua në 2018 së bashku me 53 persona të tjerë.

“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“

Policia vendos gjoba “të majme”

Siguria në plazhe, bllokohen 40 mjete lundruese