MENU
klinika

"Ndoshta kur të dali prap dyertë janë të hapura..."

‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën

26.02.2024 - 12:21

Mikela Pupa, ish-konkurrente e ‘Për’Puthen’ së fundmi është pozicionuar si gazetare në emisionin investigativ ‘Piranjat’. U përfol se me hyrjen e Ledjonës në ‘BBV3’, e cila kishte po të njëjtin pozicion tek ‘Piranjat’, vendin e saj të punës ‘e rrëmbeu’ Mikela.

Mirëpo gjatë një interviste të zhvilluar sot në ‘Mos i Bjer me Top’, nga Ronaldo Sharka, Mikela ka sqaruar sesi qëndron e vërteta.

‘Unë nuk i kam zënë vendin askujt, por Ledjona ka zgjedhur një rrugëtim të ri, ndoshta kur të dali prap dyertë janë të hapura për të aty. Unë di që kam pozicionin e tij, dhe mund të them që më shkon shumë! Ka vend nëse njerëzit janë të aftë dhe e bëjnë punën siç duhet, kudo ka vend për të gjithë!’– është shprehur Mikela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN