Pas dy vitesh luftë, Emmanuel Macron ka ndryshuar katërcipërisht qëndrimin e tij ndaj Ukrainës. Trupat e Volodymyr Zelensky janë në vështirësi përballë sulmeve nga ushtria e Vladimir Putin, siç dëshmohet nga rënia katastrofike e Avdiika.Tani presidenti francez ka ngritur tonin e konfliktit me Moskën, duke mos përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore për të ndihmuar ushtrinë e Kievit.Një teori e çmendur, që rrezikon të acarojë një situatë tashmë dramatike. Këto janë fjalët e tij në fund të samitit me liderët europianë të mbledhur në Pallatin Elysee: “Nuk ka konsensus sot për të dërguar trupa tokësore… por asgjë nuk duhet përjashtuar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”.Sipas kreut të Elysee, koalicioni i ri do të krijohej për të furnizuar Ukrainën me “raketa dhe bomba me rreze të mesme dhe të gjatë” dhe shtoi: “Ne jemi të bindur se disfata e Rusisë është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”. Fjalët e Macron u përsëritën edhe një herë nga kryeministri transalpin, Gabriel Attal.Por “joshja” për konfrontim të drejtpërdrejtë me Moskën u ndal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.\
SHBA dhe BE kundër
“Nuk ka plane për këtë,” ishte reagimi i parë i Uashingtonit.Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në të njëjtën linjë po ashtu. “Nuk do të ketë trupa tokësore, as ushtarë në tokën ukrainase që do të dërgohen atje nga shtetet evropiane ose vendet e NATO-s”, tha kancelari gjerman, Ky parim do të zbatohet edhe në të ardhmen, shtoi trashëgimtari i Angela Merkelit, duke kujtuar se ushtarët perëndimorë “nuk lejohen të marrin pjesë aktive në aktivitete luftarake” as nga vendet e tyre të origjinës. Dhe po ashtu erdhi një “Jo” nga Suedia me kryeministrin Ulf Kristersso që tha: “Për momentin ne jemi të përkushtuar të dërgojmë pajisje ushtarake të avancuara në Ukrainë. Tradita e Francës nuk është e njëjtë me atë suedeze.” Donald Tusk po ashtu konfirmoi se Polonia nuk planifikon të dërgojë ushtarët e saj në territorin e Ukrainës. “Unë nuk mendoj se ne duhet të spekulojmë sot nëse do të ketë rrethana në të ardhmen që mund ta ndryshojnë atë këndvështrim,” shtoi ai.
Kërcënimi rus
Por “shpërthimi” i Macron nuk kaloi pa u vënë re as në Rusi. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, nuk i ka përmbajtur shumë fjalët: mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe NATO-s. “Në këtë rast, nuk duhet të flasim për probabilitetin, por për pashmangshmërinë. Kështu do të vlerësojmë”, ishin fjalët e diplomatit të raportuara nga Ria Novosti, duke nënvizuar se vetëm fakti i diskutimit të mundësisë së “dërgimit të disa kontingjenteve nga vendet e NATO-s në Ukrainë” është një element i ri shumë i rëndësishëm. Për këtë temë foli edhe Dmitry Medvedev.Ish-presidenti rus, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, foli për “mosmbajtje verbale” nga ana e Macron: “Fjalimi i Macron është bërë një problem i zgjatur dhe i dhimbshëm”, tha ai.
Kritika “në shtëpi”
Deklaratat e Macron u kritikuan shumë edhe nga opozita e majtë dhe e djathtë në Francë. “Një luftë kundër Rusisë do të ishte çmenduri”, deklaroi lideri i së majtës radikale Jean-Luc Mélenchon , duke i vlerësuar deklaratat e Macron si “të papërgjegjshme”. “Nuk ka luftë!Është koha për të negociuar paqen në Ukrainë me klauzola reciproke sigurie,” vuri në dukje ai.Presidenti i Asamblesë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella, vlerësoi se Macron “po humbet qetësinë” çdo ditë.Përmendja e konfliktit të ushtarëve tanë me një fuqi bërthamore është “sa serioze aq edhe e pamatur”, tha Bardella.“Emmanuel Macron luan rolin e një lideri lufte dhe flet me kaq shkujdesje për jetën e fëmijëve tanë”, tha udhëheqësja e Asamblesë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.Kjo bëri që ministri i Jashtëm i Francës të “shuante zjarrin”, duke sqaruar deklaratën.Stephane Sejourne tha se vendi i tij mund të dërgojë trupa me një rol jo luftarak në Ukrainë.