MENU
klinika

Publikonin video dhe foto intime të vajzave shqiptare

Ishte kthyer në ‘makth’, mbyllet grupi famëkeq në Telegram

27.02.2024 - 13:56

Është mbyllur grupi famëkeq i titulluar “AlbKings” në rrjetin social Telegram, i cili prej kohësh kishte ngritur alarmin në autoritetet e policisë kosovare, por dhe atë shqiptare.

Grupi përbëhej me mbi 100 mijë anëtarë meshkuj, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, si dhe shqiptarë të diasporës, të cilët publikonin video dhe foto intime të vajzave dhe grave shqiptare, pa lejen e tyre, duke cënuar në mënyrë të tmerrshme pirvatësinë e tyre.

Në grup publikoheshin edhe pamje gjatë akteve seksuale, ku shihej se në shumicën e rasteve filmoheshin pa dijeninë e vajzave dhe grave. Shpesh herë, publikoheshin dhe numrat e telefonit të shoqëruar me emër dhe mbiemër, duke i konsderuar shumë vajza si punonjëse seksi.

Më shumë, ky grup përdorej për të denigruar vajzat dhe gratë shqiptare, por tashmë, nga një verifikim i thjeshtë në Telegram, rezulton se është mbyllur përfundimisht.

Gjithsesi, vlen të theksohet fakti se ekzistojnë ende grupe të ngjashme në Telegram, por me një numër anëtarësh shumë herë më të vogël dhe me më pak aktivitet.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu