MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam helikobakter pylori, ç’duhet të ha?

21.02.2024 - 08:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Doktor, a ka një dietë të veçantë kur diagnostikohesh me helikobakter pylori?

Mjeku: Jo, nuk ka nje dietë të veçantë për helikobakter pylorin. Ka ushqime që preferohen të konsumohen ose mos konsumohen në rastin e sëmundjeve që shkakton ky bakter, si ulcera, gastriti. Për këta të sëmurë rekomandohen:

Qumështi, kremrat, oriz me qumësht, djathë lope pa kripë, gjizë
Vezë gjysmë të ziera, e bardha e vezës e rrahur, puding
Buka e bardhë jo e freskët 150g/ditë (2-3 feta buke)
Mish viçi, pule, peshk (vetëm të ziera ose të pjekura mbas zierjes)
Supë me makarona dhe oriz
Lakra, lulelakra, karrota të ziera
Patate pure ose të ziera
Domate gjysmë të bëra
Fruta të pjekura pa fara dhe pa lëkurë, si: molla, dardha, pjeshka, banania
Biskotat, pandispanja, qumështi Panda
Gjalpi, margarina, vaji, krem pastiçerie
Çaj mali, kamomili

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.