MENU
klinika

INSTAT ra pre e një sulmi kibernetik

Karamuço: Interesa të grupimeve të brendshme, duan destabilitetin e Shqipërisë

01.02.2024 - 21:26

INSTAT ra pre e një sulmi kibernetik. Përgjegjësinë për të e ka marrë “Homeland Justice”, pas të cilëve dyshohet se fshihen hakerat iranianë.

Në emisionin “Real Story” në ABC eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se interesi për këto sulme nuk është vetëm i jashtëm, por edhe i brendshëm.

Gjithashtu ai theksoi se janë interesa të grupimeve që duan destabilitetin e Shqipërisë.

“Po flitet që ka një valë të re të sulmeve. Ka një dyshim të madh që ky grup nuk është vetëm ndërkombëtar dhe nuk flitet vetëm iranian. Ka edhe interes të brendshëm, Rasti i INSTAT edhe në të njëjtën kohë kur flitej për një census dhe u godit menjëherë. Ky sulm hyn në një nivel më të lartë dhe ka aftësinë të krijojë edhe panik tek njerëzit. Këta i diferencon nga të qenit krim kibernetik nuk është se kërkojnë gjobë, por e bëjnë vetëm për ta publikuar se ne do t’ju godasim deri sa të hiqni muxhahedinët nga Maminasi. Duket sikur një grup është më i përditësuar me realitetin shqiptar sesa një grup tjetër. Pra me këtë situatë, Unë jam shumë skeptik se pas kësaj nuk është më Irani i vetmi. Këtu janë interesa të grupimeve që duan destabilitetin e Shqipërisë, por janë grupime të brendshme, tha ai.