MENU
klinika

Gjekmarkaj: Shumica e ka bërë zgjedhjen e vet, duhet pranuar realiteti

“Kërkuam një zgjedhje që tejkalon Berishën e Bashën”

13.02.2024 - 14:46

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për “Panorama TV” ka folur në lidhje me bashkimin e Partisë Demokratike. Sipas tij, bashkimi ishte një domosdoshmëri për një mundësi hapje të kësaj force politike.

Sipas tij, mbledhja e një dite më parë në selinë qendrore të Partisë Demokratike ishte më tepër një simbolike, ndërsa theksoi se PD nuk duhet të përsërisë me këtë histori 2-vjeçare, por duhet të mësojë më shumë prej saj për të qenë në lartësinë e duhur.

“Është një gjendje komplekse dhe ajo që unë arrita në konkluzionin e brendshëm është që PD nuk duhet të përsërisë këtë histori 2 vjecare, por duhet të mësojë më shumë prej saj për të qenë në lartësinë e saj. Rikthimi sigurisht kishte një emocion.

Mbledhja ishte një mbledhje rutine, por më shumë sesa mbledhje rëndësi kishte simbolika e rikthimit në selinë e PD.

Duke i dhënë fund një konflikti që na ka dëmtuar, relativizuar, jo vetëm ne, por në tërësi i ka hequr disa valvula sigurie shoqërisë.

Në momentin që PD e bashkuar fillon merr veten, mendoj që i rikthehet misionit të saj për atë që ka funksionuar deri tani, si aset i Shqipërisë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj u shpreh se prej kohësh kanë kërkuar që PD të bashkohet duke ndryshuar lidershin, përtej Bashës dhe Berishës, por nuk ia dolën. Ai tha se duhet pranuar realiteti politik, ndërsa theksoi se bashkimi u bë “për të bërë përballje dinjitoze me një qeveri që dhunon opozitën në parlament dhe jashtë tij”.

“Mua më pëlqen të flas hapur kudo. Ne kemi kërkuar që PD të bashkohet duke kërkuar ndryshimin e lidership. Kemi kërkuar një zgjidhje që tejkalon Berishën, ku e ku më tepër Lulzim Bashën.

Nuk kemi patar sukses sepse shumica e demokratëve për arsye të tyre afektive kanë vendosur të mbështesin zotin Berisha. I kanë njohur atij të qenit faktor i opozitës pas gjithë debatit dhe opozitës në PD dhe përreth saj. Në këtë moment duke qenë një vit para zgjedhjeve, kur ti e shikon që shumica e ka bërë zgjedhjen e vet është koha të pranosh realitetin politik, duke ruajtur disa konsekuenca të tuat dhe duke iu bashkuar rreth kauzave opozitare për të bërë përballje dinjitoze me një qeveri që dhunon opozitën në parlament dhe jashtë tij.

Duke ndjerë këtë rrezik, PD u bashkua secili lëshoi diçka nga qëndrimit e tij për t’u përballuar për diçka që është më shumë sesa individi, por më shumë sesa vetë PD, një gjë që i intereson Shqipërisë. Shërimi i demokracisë shqiptar që është në pikën me delikate në mënyrën si është përqendruar pushteti në duart e një personi”, tha nënkryetari i Kuvendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sillet si sharmanti i qeverisë, ia shkel syrin për…”

Gjekmarkaj: Basha të vendosë nëse është me opozitën apo mazhorancën