MENU
klinika

Argita Malltezi pjesë e protestës së PD

Klevis Balliu tregon të ardhmen politike të vajzës së Berishës

22.02.2024 - 11:02

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte pjesë e protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita.

Gazetari Arbër Hitaj tha se Argita Malltezi ka qenë shumë aktive kohët e fundit dhe sipas tij do ishte një kalim natyral në krye të pjesës së PD që drejtohet nga Berisha.

“Malltezi ka qenë aktive, ka mbajtur edhe fjalë, ka një rigjallërim mediatik, mbetet për t’u parë qëllimi i saj final. Nëse do ketë një kryetar të ri te pjesa që drejtohet nga Berisha, unë shoh Malltezin në krye të saj, është qasja më natyrale duke parë edhe mosbesimin në PD pas asaj që bëri Basha.

Me atë që i ka ndodhur me Bashën, besimin më të madh Berisha do ja jepte Malltezit”, tha Hitaj për “Euronews Albania”.

Ndërsa Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se është normale që të jetë aktive pasi po i përgjegjet qeverisë për arrestimin e burrit dhe të atit.

“Ka qenë aktive dhe është më se normale që të jetë edhe më aktive. Është një person që po anatemohet nga e gjithë qeveria dhe po i përgjigjet qeverisë, i kanë arrestuar edhe burrin edhe të atin”, u shpreh Balliu.