MENU
klinika

Lista sa para ka marrë partitë e tjera

KQZ ndan fondet për partitë politike, PS dhe PD ‘mbushin xhepat’

20.02.2024 - 13:43

KQZ ka ndarë sot fondet për partitë politike për vitin 2024.

Në total, 11 parti politike kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë.

Partia më e madhe që merr më shumë fonde është Partia Socialiste, e cila ka marrë 151.4 mln lekë, e ndjekur nga PD-ja, me 106.6 mln lekë.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije se Partia e Lirisë ka marrë 15.5 milionë lekë, PSD 12.3 milionë lekë. Ndërkohë, Nisma Thurje merr 6.2 milionë lekë, PDIU 9.753.658 dhe PBDNJ 8.180.647.

Partitë i marrin paratë kur të depozitojnë raportet financiare për vitin 2023.

Ndërkohë, Rithemelimi i Sali Berishës mbetet pa financim, duke qenë se vulën e PD e mban Lulzim Basha.

KQZ ndan fondet për partitë politike, PS dhe PD 'mbushin