MENU
klinika

"Fundi i hidhur i Berishës"

Kreshnik Spahiu: PD nisi si parti e të burgosurve politikë, mbaroi si e të burgosurve ordinerë

09.02.2024 - 18:17

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Partia Demokratike e nisi historinë e saj si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se ish-kryeministri Berisha është i vjetër edhe në datat që zgjedh për protesta.

Sipas tij, në PD tani kanë mbetur vetëm persona që kanë hall të mos shkojnë në burg, apo të mos u rrezikohet karriera.

“Partia Demokratike u krijua si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë. Sot bashkë bëhen vetëm ata që kanë dosje dhe u rrezikohet jeta dhe karriera politike. Këta nuk kanë asnjë qëllim tjetër as për të ardhur në pushtet, e as për të mbrojtur interesat e elektoratit.

Halli i popullit është tjetër, halli që kanë këta mos të shkojnë në burg është gjë tjetër. Berisha ngelet i vjetër edhe në datat që lë për protesta. Kur vjen data 20 shkurt Berisha bën protestë. Me datat dihet kur proteston.

Ftoj qytetarët që këto ditë para se të vijë 20 shkurti, të hapin videon e 20 shkurtit të parë dhe të shohin sesi e gjithë Shqipëria kishte zbritur në shesh. T’i krahasojmë me këtë 20 shkurt, ju siguroj që nuk do të jenë as 2-3 përqind e atyre njerëzve të 20 shkurtit të parë”, tha juristi.