MENU
klinika

Gazi lotsjellës në seancë plenare në vitin 2016

Kryetari i Kuvendit të Kosovës paraqitet në gjyq

21.02.2024 - 17:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është paraqitur sot në seancën gjyqësore teksa akuzohet për gazin lotsjellës. Gjatë kësaj seance, janë thënë edhe provat materiale të propozuara në akt-akuzë po ashtu u aprovua propozimi i prokurorit Besart Mustafa që si provë të administrohet procesverbali i mbledhjes së kryesisë së Kuvendit më 10 gusht 2016. Më pas, seanca u ndërpre me kërkesë të mbrojtëses së Konjufcës, avokates Arbnora Zeqiri, në mënyrë që të ketë mundësi të përgatitet për fjalën përfundimtare.

“Zonja gjyqtare, deklaratën kryesore e kam dhënë në fazat e mëhershme të këtij procesi, asaj i përmbahem. Kështu që po zgjedh opsionin e mbrojtjes në heshtje, të cilin ma mundëson edhe ligji”, tha Konjufca.

Konjufca akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë. Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve. Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!