MENU
klinika

Analiza

A është vdekja e Navalny-t, shkaku i një lufte të madhe?

17.02.2024 - 10:54

E gjithë kjo ngjan me një skandal të madh, e sipas gjasave do t’i paraprijë një përplasje të egër…

Aleksej Navalni ka vdekur sot, ndërkohë kur pritej që Putin do ta hiqte qafe që kur u ekstradua nga Gjermania.

Kur Navalni la Gjermaninë, pasi u shërua nga një helmim i tmerrshëm, në opinionin publik europian u shtrua pyetja se pse po e çojmë këtë djalë 47 vjeçar drejt vdekjes?

Gjë të cilën e tha dhe e shoqja, por Aleksej e ndjenjte veten një martir real të rusëve për të ndezur atë ndjenjë revolte kundër një tiranie të Putinit.

Por ja ku jemi sot, që Navalni nuk jeton më, dhe ai është një casuss belli që “rastësisht” ndodhi pas intervistës së Vladimir Putinit për gazetarin amerikan Tucker Carlson.

E dinte edhe vetë 47 vjeçari, që sipas gjasave zgjodhi të jetë një martir. Një martir që i shërben edhe Perëndimit si një shkak lufte, por edhe Putinit për të treguar se ai është ende i fortë.

Nëna e Navalnit, shkroi menjëherë në Facebook pas vdekjes së djalit: “E pamë në burg më 12 shkurt në një takim rutinë, ishte mirë dhe i lumtur, nuk dua ngushëllime në rrjet”.

Para pak ditësh, një gazetë ruse, “Sota vision” shpërndau një video ku Navalni tallet me gjykatësin. Kundërshtari i Putinit buzëqesh dhe shkëmben shaka me gjyqtarin: “Nderi yt – thotë ai – do të të dërgoj numrin e llogarisë time që të mund të përdorësh rrogën tënde të madhe si gjykatës federal për të financuar llogarinë time personale, sepse po më mbarojnë paratë, që falë vendimeve të tij, do të mbarojnë edhe më shpejt”.

E gjithë kjo ngjan me një skandal të madh, e sipas gjasave do t’i paraprijë një përplasje të egër.

Por a mund të shmangej? Normalisht! Madje menjeherë, siç u shmang kriza e raketave e vitit 1961.

Vladimir Putin është vërtetë një satrap, një ‘i fortë’ që nuk pyet për logjikën perëndimore, por duhet patur parasysh që përveç se Rusia është një fuqi e madhe konvencionale në municione, është fuqia e dytë, e mbase edhe e parë bërthamore në botë. Pra ka mundësinë të shkaktojë një trazirë qe s’e kemi parë kurrë.

Një personazh më i butë se Putin që është rritur nga KGB, Hrushovi, pasi denoncoi Stalinin, provokoi krizën e raketave bërthamore në Kubë. John Kenedy, dërgoi në mënyrë sekrete vëllain e tij, Robert, që të diskutonte me zyrtarët rus, për të hequr demonët nga koka, e bota të shtyjë së paku 40 vjet. E ashtu ndodhi.

Bob Kennedi, i ofroi një marrëveshje të mirë Bashkimit Sovjetik, por edhe e llastoi vetëm që të mos çmendej.

Po sot?

Duket se Biden dhe administrata e tij kërkon ta mërzisë një sociopat si Putin, i cili, ka edhe arsyet e veta, por që nuk duhet lënë të shtypë butonin bërthamor.

Navalnin është e dukshme që e ka përndjekur Putin, i cili është natyrisht një përbindësh…

Po Perëndimi e SHBA, pse e çoi në gojën e ujkut?

Sepse kërkonte një shkak për luftë. Edhe? Sjell gjë lufta? Vetëm vdekje e fatkeqësi!

Navalni, sikur mos të shkonte në Rusi, sot do të ishte jo vetëm i gjallë, por edhe shefi i opozitës ruse në ekzil.