MENU
klinika

Akuzat e Ahmetajt

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për interpelancë!

05.02.2024 - 18:17

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar që të japë llogari për akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Kjo pasi, kërkesa e Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me akuzat e Ahmetajt është hedhur poshtë nga Kuvendi.

Sipas arsyetimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkesa e paraqitur nuk përmbush kriteret për thirrjen e njël iterpelance urgjente me kryeministren.

Kujtojmë se kërkesa u depozitua sot nga në Kuvend nga sekretari i Grupit të PD, Arbi Agalliu.

“Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj”, njoftoni PD-ja pas dorëzimit të kërkesës.