Nga përmirësimi i humorit e deri te pamja e lëkurës, të gjitha të mirat shëndetësore fshihen pas një sistemi tretës të mirë. Ky princip i mirëqenies sonë të përgjigjshme, më në fund po kthehet në një temë për të cilën të gjithë shqetësohen.
Ndaj, për të mos humbur kohë dhe para me blerje apo prova në përdorim suplementesh të ndryshme, mund të tregohesh i/e zgjuar dhe të nisësh konsumimin e një molle në ditë!
Mjekët thonë se molla përmban më shumë se 100 milionë mikro-organizma që janë thelbësore për shëndetin e sistemit tretës. Përveçse është produkt që gjendet lehtë dhe nuk kushton shtrenjtë, molla i sjell shumë të mira trupit.
Në nivel nutricionist, molla ka kalori në vlera minimale dhe është ushqim që të jep ndjesinë e ngopjes lehtësisht. Për më tepër, është ndër të paktat ushqime që nuk hyn fare tek intolerancat ushqimore më të shpeshta që qarkullojnë.
Molla parandalon kancerin, ndihmon me tretjen, sistemin kardiovaskular, rregullon florën bakteriale etj.
Nuk sugjerohet të hash më shumë se 2 në ditë sepse mund të kontribuojë në diabet prej karbohidrateve që përmban.