MENU
klinika

Nisur nga vajzat VIP

Ky model flokësh do të dominojë 2024-ën

10.02.2024 - 11:40

Brenda një jave Selena Gomez, Lana Del Rey dhe Julia Roberts na treguan se baluket do të jenë ndryshimi i ri që duhet të bëni në pamjen e flokëve tuaj.

Specifikisht, baluket që mbulojnë gjithë ballin, që janë të rralla në mes dhe më të shpeshta anash. Të njohura si “Bardot bangs” ky stil po kthehet nga vite më parë kur pushtoi rrugët dhe pasarelat.

Ky model flokësh do të dominojë 2024-ën

ARNOLD JEROCKI/GETTY IMAGES

Prerja e tillë u bë shumë popullore në 2009-2010, por akoma më herët pati një përhapje të madhe në vitet ’60. Pothuajse çdo vajzë, pjesëtare e grupeve muzikore të asaj kohe kishte baluke të ngjashme.

Ky model flokësh do të dominojë 2024-ën

AXELLE/BAUER-GRIFFIN

Por ikonat që e bënë të famshme shumë këtë prerje ishin: Brigitte Bardot (nga e cila morën emrin), Jane Birkin dhe Anna Karina. Edhe nëse kërkon në Google: Baluket e 1960-ës, imazhet e para që dalin janë ato të ikonave franceze.

Ky model flokësh do të dominojë 2024-ën

GETTY

Sipas stilistëve të flokëve, baluket janë zgjedhja perfekte për çdo vajzë që do të ndryshojë pamjen, por nuk ka guxim as dëshirë të bëjë një prerje të plotë.

Ky model flokësh do të dominojë 2024-ën

GILBERT FLORES/GETTY IMAGES

Nëse e ndave mendjen ta realizosh këtë model, ki parasysh se ka shumë rëndësi t’i presësh një herë në pak javë që të duken perfekte. Ndërsa për t’i stiluar mjafton tharësja dhe një krehër.