MENU
klinika

“Janë të pranuara nga të dyja palët”

Lajçak për marrëveshjet Kosovë-Serbi: S’ka kthim prapa

08.02.2024 - 19:59

Me vëmendjen e Europës të përqendruar në luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, paqja dhe stabiliteti nuk janë aspak të garantuara në një tjetër nga zonat më të paqëndrueshme të konfliktit të rajonit, sipas një diplomati të lartë të BE-së.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë qenë të tensionuara që nga konflikti brutal i dyshes në vitet 1990, mbeten delikate një vit pas një marrëveshjeje tentative për një rrugë të re drejt normalizimit, shkruan mediumi amerikan “CNBC”.

“Stabiliteti është i brishtë. Ne nuk mund ta marrim paqen dhe stabilitetin si të mirëqenë”, tha në një intervistë për CNBC në Davos, Zvicër muajin e kaluar Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.

CNBC, derisa raporton për kontekstin që po zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, e thekson që ‘vitet e konfliktit mes dyshes e kanë lënë Evropën shumë të ndarë në rrugën përpara, me disa anëtarë të BE-së – Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë – dhe fqinjë të tjerë jo-BE që kundërshtojnë pretendimin e Kosovës për pavarësi”.

Megjithatë, Lajçak tha se marrëveshja e normalizimit e kishte avancuar situatën “si kurrë më parë” dhe vuri në dukje se fokusi ishte tani në zbatimin e saj. Masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës” në mosmarrëveshjet e ardhshme.

“Nuk ka rrugë kthimi. Nuk ka rrugë para këtyre marrëveshjeve sepse këto marrëveshje janë të pranuara nga të dyja palët”.

Si BE ashtu edhe SHBA-ja kanë investuar shumë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, edhe pse përballen me konflikte të tjera ndërkombëtare që zhvillohen me shpejtësi midis Izraelit dhe Hamasit dhe Rusisë e Ukrainës.

Por ora po troket. Me zgjedhjet që priten këtë verë në Parlamentin Europian dhe më vonë gjatë vitit në SHBA, përparimi në bisedimet e normalizimit do të jetë kritik përpara se çështja të zhvlerësohet, shkruan mediumi amerikan.

“Ajo që do të fillojë përpara se BE dhe SHBA të shkojnë në zgjedhje do të vazhdojë gjatë gjithë procesit zgjedhor,” tha Lajçak.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin