MENU
klinika

Vendi i parë në kampionatin Ballkanik

Luiza Gega shkëlqen në Stamboll

10.02.2024 - 19:25

Luiza Gega vazhdon që të shkëlqejë dhe të ngrejë lart emrin e shqiptarëve. Në Stamboll, aty ku mbahet kampionati Ballkanik, atletja garoi në 1500 metra dhe 3000 metra, duke marrë vendin e parë. Gega ia doli t’i lërë mbrapa të gjithë, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm dhe duke siguruar medalje.

Në Turqi, skuadra kuqezi përfaqësohet nga nëntë sportistë. Franko Burraj garon në 400 metra, ndërsa në disiplinën e 60 metrave vlen të përmendim Leandro Çardaku dhe Paola Shyle. Relaksa Dauti konkurron në 800 metra, sakaq në garën e 400 metrave kërkojnë të bëjnë më të mirën Iljana Beqiri dhe Zhuljeta Çejku.