MENU
klinika

Deklarata e aleatit të Putinit

Lukashenko paralajmëron për Luftë të Tretë Botërore: Bota është buzë humnerës

21.02.2024 - 13:12

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka paralajmëruar se mund të nisë një Luftë e Tretë Botërore.

Sipas tij bota është në buzë të humnerës.

“Bota ka ardhur sërish në buzë të humnerës. Tani ne jemi të mbuluar fjalë për fjalë me një valë informacioni të të ashtuquajturës parandjenjë të luftës së tretë botërore. Maskat janë hequr plotësisht”, tha Lukashenko.

Presidenti njoftoi se ushtria e tij kishte marrë një arsenal të ri armësh, duke përfshirë dy divizione raketore anti-ajrore dhe dy divizione të sistemeve raketore Iskander-M.