MENU
klinika

Kur pritet të merret vendimi

Malltezi kërkon heqjen e sekuestros së pasurive të “ngrira” nga SPAK

21.02.2024 - 18:46

Gjykata e Larta ka caktuar datën 26 mars për shqyrtimin e kërkesës së bërë nga Jamarbër e Argita Malltezi për të liruar nga sekuestroja pasuritë e “ngrira” nga SPAK për llogari të dosjes “Partizani”.

Rekursi i bërë prej tyre do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Përmes tij, bashkëshortët Malltezi kundështojnë vendimet e shkallëve më të ulëta, që kanë sekuestruar 16 pasuri të patundshme, 6 llogari bankare, si edhe aksionet pjesë takuese të Jamarbër Malltezit në dy shoqëri tregtare.

Malltezi është nën hetim nga SPAK për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “pastrimit të parave”, të dyshuara si të kryera gjatë privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha tregon ‘bisedën’ me prokurorët

“Nuk u mor vesh kush pyeti më shumë, ata mua apo unë ata”

SPAK pritet të marrë vendim për ish-kryeministrin

‘Partizani’/ Çfarë do ndodhë me Berishën?