MENU
klinika

Qeveria miraton projektligjin

Manastirliu: Bashkëpunim me Kosovën në fushën e arsimit të lartë

07.02.2024 - 13:51

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar projektligji për për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor.

Manastriliu tha se marrëveshja do të kalojë në Kuvend për t’u ratifikuar.

“Sot qeveria ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kosovën në fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit në kërkimin shkencor. Është marrëveshje që do të ratifikohet në Kuvend.

Kjo do të inkurajojë bashkëpunimin në projekte të BE dhe UNESCO-s apo programet të tjera që kanë interes të përbashkët. Thellimi i bashkëpunimit dhe gjithashtu ndarja e informacionit të strukturave tonë arsimore do të jetë një tjetër komponent i cili nëpërmjet kësaj marrëveshjeje zhvillohet. Një tjetër risi është dhe programi i lëvizshmërisë së studentëve”, tha ajo.

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit