MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mania për të shkulur flokët, si kurohet?

19.02.2024 - 08:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Mania për të shkulur flokët, ja si kurohet

Mjeku: Trichotillomania është një patologji që ka të bëjë me një ndjenjë kompulsive për të shkulur flokët dhe ka lidhje me çrregullime kompulsive psikike.

Këta persona, duke realizuar vetëshkuljen e flokëve, qetësohen nga kjo lloj ndjenjë dhe në njëfarë mënyre shkarkojnë stresin që përjetojnë.

Flokët në zonat ku shkulen janë të rralla, por duken mjaft folikuj flokësh, gjë e cila të ndihmon të diagnostikosh saktë këtë patologji.

Zakonisht kjo patologji vihet re tek adoloshentët apo edhe te fëmijët, dhe rënia e flokëve në këtë rast nuk ka shkaqe organike, por mbrapa saj fshihet një çrregullim psikik, që mund të vijë si rezultat edhe i përjetimit keq të situatave të vështira.

Mjekimi në këtë rast bëhet në bashkëpunim me mjekun psikiatër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë duhet të dini!

A lidhet kafshimi i thonjve me ankthin?