Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se aministia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.
Ministri Manja, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale.
“Po ju sqaroj projektligjin që pritet të kalojë nesër në Kuvend për votim. Duhet të sqarojmë amnistinë nga dënimi apo mbi ndjekjen penale. Flitet për lëndë dhe çështje që janë në duart e prokurorisë, ose janë pa u gjykuar nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka amnisti penale për asnjë nga veprat që po hetohet në SPAK. Duhet të jem i qartë. Amnisti mbi ndjekjen penale ka mbi veprat që janë në duart e prokurorisë dhe dënohen deri në 2 vite burg, për kundravatjen penale. Por ka dhe përjashtime. S’do të amnistohen veprat që kanë të bëjnë me nderin, apo dinjitetin dhe dhunën në familje apo mbi bazë gjinore. Amnistia ka disa parime mbi të cilat bazohet. Një nga parimet kryesore është parimi i mbrojtjes së interesit publik”, tha Manja.