MENU
klinika

Reali do dominojë Evropën për 10 vite

Mbappe zgjodhi Madridin, në Angli ndezin “alarmin”

08.02.2024 - 14:19

PSG thyen 3-1 Brest duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Francës. Kylian Mbappe realizoi golin e parë e në minutën e 34-të, ndërsa tre minuta më pas ishte Pereira që dyfishoi shifrat. Brest u rikthye në lojë me fillimin e pjesës së dytë duke ngushtuar shifrat, por në shtesë ishte Ramos që hipotekoi kualifikimin duke shënuar dhe golin e tretë.

Pavarësisht këtij kualifikimi, në Francë, por dhe në Spanjë, temë diskutimi mbetet e ardhmja e Kylian Mbappe. Sipas AS, “gjeli” më i famshëm i ka kërkuar Real Madrid 50 milionë euro kesh, plus 120 milionë euro si bonus mirënjohje. Kjo kërkesë e Mbappe-s konfirmon se transferimi i tij në Madrid nuk ka qenë çështje parash pasi Mbappe aktualisht përfiton 72 milionë euro në sezon te PSG. Me largimin e sigurt të Mbappe-s, PSG vijon të punojë për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas Corriere dello Sport, i përzgjedhuri është Rafa Leao. Portugezi sapo ka rinovuar kontratën e tij me Milan deri në 2028, por PSG mund të paguaj klauzolën e tij të largimin prej 175 milionë euro. Transferimi i Mbappe te Real Madrid shqetëson shumë futbollin anglez, pasi sipas mediave në ishull, Reali pritet të dominojë futbollin evropian në 10 vitet e ardhshme.

Prej kohësh, Perez ka ditur të përzgjedh lojtarë duke afruar në Madrid futbollistë si Jude Bellingham, Rodrygo, Vinicius jr, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni etj, lojtarë të rinj, ndërsa më Mbappe do të shndërroheshin në një ekip të frikshëm.

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos

U fut në historinë e klubit

Granada i bën jehonë rekordit të Uzunit