MENU
klinika

Nuk do mungojnë as agjentët civilë

Mbi 1 mijë forca policie për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, në gatishmëri edhe RENEA!

20.02.2024 - 17:24

Një mijë forca policie do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës së sotme të thirrur nga Rithemelimi dhe partitë e tjera të opozitës.

Mësohet se policia ka nisur zbatimin e planit të masave, ku prezent do të jenë edhe FNSH dhe RENEA.

Po ashtu prapa ambienteve të kryeministrisë janë vendosur edhe autobotet me ujë, në rast se do të jetë e nevojshme ndërhyrja.

Një kordon policie do të vendoset përreth kryeministrisë. Nuk do mungojnë as agjentët civile, të cilët do të jenë brenda protestuesve. Ndërsa zona është pajisur edhe me kamera me rezolucion të lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN