MENU
klinika

"Sinjal i fortë për bumin e sezonit turistik"

Mbi 489 mijë vizitorë të huaj brenda muajit janar, Rama: Rritje rekord!

07.02.2024 - 17:34

Mbi 489 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit janar duke shënuar një rekord të ri me një rritje prej 30% krahasuar me janarin e vitit 2023.

Kryeministri Edi Rama, duke publikuar shifrat në rrjetet sociale shprehet se muaji i parë i vitit 2024 ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit turistik e pret vendin gjatë këtij viti.

“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar.  Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit”- shkruan Rama.

Vitin që lamë pas Shqipëria u rendit e para në Evropë sa i takon rritjes më të madhe të numrit të turistëve ndërkombëtarë. Ndërsa deri në dhjetor të vitit 2023, u shënua shifra rekord prej 10 milionë turistësh në vend duke bërë që pritshmëritë për vitin 2024 të jenë deri në 15 milionë turistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN