Mbreti i Anglisë Charles III është diagnostikuar me kancer, ka bërë të ditur Buckingham Palace.
Diagnoza u shpall së fundmi teksa Charles iu nënshtrua trajtimit për një prostatë beninje të zmadhuar.
Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Gjatë procedurës së fundit spitalore të mbretit për zgjerimin beninj të prostatës, u vu re një çështje shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri.
“Madhëria e tij ka nisur sot një orar trajtimesh të rregullta, kohë gjatë së cilës mjekët e këshillojnë që të shtyjë detyrat me publikun.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe, madhëria e tij do të vazhdojë të merret me punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht”, thuhet në njoftim.