MENU
klinika

Për herë të parë shkon edhe Bardhi

Mbyllet protesta e opozitës para Parlamentit, tubimi zhvendoset poshtë banesës së Berishës

05.02.2024 - 19:42

Mbyllet protesta e opozitës para Parlamentit. Pas gati 1 orë tubim te hyrja e Parlamentit, qytetarët vendosën që t’i japin mbështetje Sali Berishës.

Në protestën e sotme ra në sy fakti se ishin të pranishëm Gazmet Bardhi dhe deputetët krah tij. Fjalën e morën Ervin Salianji dhe Dashnor Sula, por Bardhi nuk foli.

Më pas turma u drejtua drejt banesës së Berishës dhe ra në sy fakti se pjesë e tyre ishte dhe Bardhi. Ky i fundit ka refuzuar të protestojë poshtë apartamentit të Berishës, por sot ka vendosur që të jetë pjesë e turmës.