MENU
klinika

Ja çfarë shkruajnë

Media shtetërore ruse shkruan për Samitin e Tiranës: ‘Vuçiç doli kundër sanksioneve ndaj Rusisë

28.02.2024 - 17:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili mori pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë i kërkoi pjesëmarrësve të përjashtojnë ato klauzola nga deklarata finale ku parashikohet domosdoshmëria e mëtejshme për të kundërsulmuar Rusinë. Kështu raporton, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Më tej, TASS duke iu referuar edhe gazetës serbe Vecernje Novosti, shton se presidenti serb insiston kundër një paragrafi në deklaratë e cila përmban sanksione anti-ruse, si dhe ndaj paragrafit ku shprehet influenca negative ruse në vendet e rajonit ballkanik.
Vuçiç shprehu shqetësimin më pas edhe për cilësimin në deklaratë të Kosovës si një shtet.

Vuçiç vazhdimisht theksoi se Serbia ishte e gatshme të implementonte të gjitha zotimet e mëparshme për normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën me kushtin që çdo afirmim i pavarësisë së Kosovës apo anëtarësim i mundshëm në OKB është i papranueshëm.