MENU
klinika

Nga AP te Washington Post

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë tubimin e opozitës së bashkuar

20.02.2024 - 22:58

Protesta opozitës në Shqipëri ditën e sotme (20 shkurt) ka gjetur një pasqyrim të gjerë edhe në mediat ndërkombëtare.

“Associated Press”, i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë, ndërsa shkruan: “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajnë një protestë antiqeveritare kundër korrupsionit”.

“Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33 vjet nga rrëzimi i shtatores kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha”, shkruan AP.

Një pasqyrim të protestës i ka dhënë edhe gazeta amerikane “Washington Post”, ndërsa shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare “mbajtën një protestë antiqeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion.”

Protesta e opozitës është pasqyruar edhe në “ABC NEWS”, ndera shkruan: “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën të martën një protestë anti-qeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet, Tiranë.