MENU
klinika

Krijimi i Frontit Opozitar

Mediu: Dera është e hapur për çdo politikan, por me një kusht

16.02.2024 - 13:54

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh se dera e Frontit Opozitar është e hapur për çdo politikan, por me një kusht, që të mos krijohet marrëdhënie me mazhorancën.

“Kjo derë është e hapur për këdo politikan, ka vetëm një kusht për gjithë secilin prej ne, që ne nuk mund të krijojmë marrëdhënie me mazhorancën pa ndërtuar një konsensus dhe një veprim opozitar për cdo nismë, parlamentare apo jo parlamentare. Nëse ne kemi ardhur në parlament edhe me mbështetjen gjithë partive që nuk janë në parlament, ne duhet të përfaqësojmë interesin qytetar pastaj interesat tona preferencial

Është detyrim i kësaj tryeze për të ngritur një grup pune për funksionimin e kësaj tryeze. E ritheksojmë që e ideja është të bashkohemi me qëllime të përbashkëta.

E dyta që është imediate ka të bëjë me kushtetutshmërinë e parlamentit. Kemi menduar që një grup ekspertësh të marrë mendime të shprehura nga kjo tryeze por edhe jashtë për rikthyer në një qëndrim politik të përbashkët”, tha Fatmir Mediu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN