MENU
klinika

Reforma Zgjedhore

Mediu kundër sistemit me prim: PS do të fitojë zgjedhjet në tavolinë

14.02.2024 - 21:12

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, nuk ka qenë i pranishëm sot në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, kjo pasi e konsideron të kapur nga Partia Socialiste.

Mediu foli edhe për propozimet e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Sipas tij sistemi i primit, është një manovër e Partisë Socialiste për të fituar zgjedhjet në tavolinë.

“Sistemi i primit, është një manovër e Partisë Socialiste për të garantuar fitore në tryezë, për të përdorur elementë të opozitës, për të garantuar një fitore jo qytetare, por të qeverisjes. Po ta shikoni veprimi që ka bërë Partia Socialite ishte ndryshimi i Kushtetutës pas shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit, që u bë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Pas ndryshimeve kushtetuese ndryshoi kodi zgjedhor me një pjesë të opozitës në kuvendin e Shqipërisë me idenë se do të hapte listat dhe duke krijuar një problem të madh me moslejimin e koalicioneve parazgjedhore, duke i hequr opozitës mbi 12 mandate të mundshme”, tha Fatmir Mediu në Euronews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Refuzimi i vizës nga SHBA, Edit Harxhi rrëfehet te Zëri i Amerikës

“Nuk mund të fshehim më asgjë, demokratët duhet të dinë të vërtetën”