MENU
klinika

"Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe…"

Megaoperacioni ndërkombëtar, SPAK: Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale

05.02.2024 - 14:35

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, falë një operacioni ndërkombëtar të organizuar nga karabinierët, me mbështetje të forcave shqiptare, spanjolle, gjermane e holandeze si dhe në bashkëpunim me Eurojus, Europol dhe Interpol, janë ekzekutuar 83 masa sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Firences.

Falë këtij operacioni është çmontuar një organizatë kriminale e trafikimit të drogës në Itali, shtetet të tjera të BE-se dhe në Shqipëri.

LEXO EDHE: “Çmontohet” organizata e strukturuar kriminale e përfshirë në trafikun e drogës në vende të BE dhe Shqipëri. Ekzekutohen 83 masa sigurie, mes tyre edhe shqiptarë

Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me një megaoperacion të kryer me EUROJUS, Interpol e Europol.

“Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën.

Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë. Janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri te paluajtshme.

Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit.

Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e lindjes se mesme drejt vendeve te Europës”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN