MENU
klinika

‘Media të pastrohet nga llumi’

Meri reagon e revoltuar me TCH dhe BBV

12.02.2024 - 12:38

Meri Shehu nuk e ka pritur aspak mirë eleminimin e saj nga shtëpia e “Big Brother Vip” mbrëmbjen e djeshme. Astrologia ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, ku u duk mjaft e revoltuar.

“Tani që dole nga BBV, të vjen më shumë keq që e le Ilnisën vetëm apo që nuk hoqe dot Gazin? ”, e pyeti moderatorja.

Meri shokoi me deklaratën duke thënë se ‘gazetarët nëpër media’, pa përmendur emra, prisnin që ajo të bënte seks me Gazin. Ajo shtoi më tej e revoltuar se media shqiptare duhet të pastrohet nga llumi dhe se nuk i ka ndodhur në kaq vite një situatë e tillë. “Unë kam familjen time, Gazi të tijën”– u shpreh ajo.

Meri e pa pyetjen e Enxhit për Gazin si tendencioze, ndaj iu kthye: “Ku e pe ti marrëdhënien time të afërt me Gazin që më pyet?”, mirëpo Enxhi u shpreh se pyetja erdhi për shkak se Meri ishte në nominim me Gazin dhe Ilnisën.

Më pas Enxhi Nasufi kërkoi të transmetohej klipi me momentet e Merit. Mirëpo kjo e fundit u kap edhe me montazhierin që kishte realizuar klipin.

“Nuk janë dhënë fare gjërat që kam bërë ndryshe. Ai që ka bërë montazhin ka vendosur ato që nuk ka bërë dot në jetën e vetë…Montazhi mund te kapte diskutimet, llogjikën, aleancat, debatet..Montazhi ka patur nevojë për luksin e të qenit i hapur dhe i pavarur, media shqiptare të behet e këndshme me të gjithë…Të mësohen kanalet shqiptare si të jenë të drejta dhe të lirshme”

Në një tjetër moment, pasi Enxhi e cilësoi Merin si një personazh që fitoi shumë simpati, ajo ia ktheu: “Simpatinë e kam patur gjithmonë, nuk e kam fituar nga Big Brother!”

Nga sa kuptuam, duket se Meri e ka pikërisht me “Top Channel” gjithë këtë revoltë dhe mllef.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ardit Gjeberea i përgjigjet Endri Priftit

“S’e morëm vesh pse s’do jemi në “Kënga Magjike!”


Ja ku ndodhen meshkujt më të gjatë!

Shqiptarët më shtatshkurtrit në Europë

Mori një ‘mal me para’ nga dasma në Indi

Performoi pas 8 vitesh, Rihanna ‘kryqëzohet’ nga fansat

“Nominojeni dhe çojeni në shtëpi”

Ish-opinionisti ironizon Ori Nebijajn

Magjeps me pamjen e saj në tapetin e kuq

Dua Lipa triumfon me çmimin në BRIT Awards