MENU
klinika

Flet për marrëdhëniet mes vendeve

Milatoviç: Pres që Mali i Zi të dërgojë ambasador në Beograd

02.02.2024 - 12:14

Presidenti malazez, Jakov Milatoviç deklaroi se pret që së shpejti Mali i Zi të dërgojë një ambasador në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Milatoviç, pati takime me disa amabsadorë në Mal të Zi, përfshirë atë të Serbisë, shkruan Vijesti.

Milatoviç theksoi se në marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë ka hapësirë ​​për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në interes të ndërsjellë, të cilin qytetarët e të dyja vendeve e kanë pritur prej kohësh.