MENU
klinika

Protestat e fermerëve në Greqi

Mitsotakis: S’mund të bllokoni rrugët dhe të na shantazhoni

07.02.2024 - 17:25

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas protestave të vazhdueshme të fermerëve në Greqi.

“Dialogu i hapur bëhet me rrugë të hapura. Askush nuk mund të shantazhojë shoqërinë dhe të bllokojë rrugët sado e drejtë të jetë kërkesa e tyre”, ka thënë Mitsotakis.

Duke iu drejtuar fermerëve, kryeministri grek shtoi: “ishim ne ata që ulëm taksat për fermerët, që negociuam për një politikë të përbashkët bujqësore e cila ka vështirësi dhe këtu po diskutojmë sërish se si mund ta bëjmë më mirë. Jemi gjithmonë të hapur për dialog”.

Pasi nuk kanë rënë dakord dhe nuk kanë mbetur të kënaqur me deklaratat e qeverisë Mitsotakis, përfaqësuesit e fermerëve grekë pas një takimi në Nikaia të Larisës kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre duke bllokuar rrugët dhe doganat e vendit.

Ata parashtrojnë shtatë kërkesa, të cilat janë të përbashkëta për të gjithë dhe e konsiderojnë si vendimtare plotësimin e tyre. Konkretisht kërkojnë:
-Naftë pa taksa
-7 cent për kilovat orë, çmimin e energjisë elektrike
-Subvencionim për furnizimet dhe ushqimin për kafshët
-Të mos zbatohet Politika Agrare e Përbashkët dhe të negociohet ajo sërish
-Kompensim 100% dhe zëvendësimi i të ardhurave të humbura nga produktet bujqësore
-Të mos paraqiten si produktr greke ato që vijnë nga eksporti pa kontroll.
Kërkesat individuale të fermerëve nga Thessalia në lidhje me kompensimin e dëmeve nga stuhia Daniel do të renditen në një shtojcë të kërkesave të tyre kryesore.

Përveç Greqisë, nga protestat e fermerëve u përshinë Italia, Spanja, Portugalia dhe Franca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kategoritë që përfitojnë!

Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi