Personi në foto është Asqeri Mandri, 34-vjeçari që mbante ‘të burgosur’ bashkëshorten, në vilen e tyre në Kodër Kamëz.
Ai jetonte në Gjermani dhe prej dy vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Gjatë këtyre ditëve, ai ka dhunuar fizikisht gruan, në praninë e katër fëmijëve. Ndërkohë, kamerat që kishte instaluar në banesë për ta monitoruar 24 orë në 24, kanë fiksuar edhe skenat e dhunës.
Edhe më të rëndë e bëjnë ngjarjen rrëfimet e të afërmve. Nëna e Mandrit pranon se ka pasur dijeni për kamerat, por i justifikon me faktin se “djali ishte xheloz”, ndërsa pretendon se vajza e tradhtonte.
34-vjeçari u vu në pranga dhe pritet të zbardhja dinamika e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor.