Lideri rus i opozitës rus Alexei Navalny ka ndërruar jetë, raportojnë mediat ruse.
Sipas zyrtarëve të burgut, Navalny humbi ndjenjat teksa doli në ajrim dhe përpjekjet e për ta risjellë në jetë dështuan.
Kritiku më i madh i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra të ndyrshme, që konsiderohen si të motivuara politikisht.
47-vjeçari u transferua në një burg të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.
Shërbimi i burgut në rrethin Yamalo-Nenets tha se ai ishte “ndier keq” pas doli për një shëtitje të premten.
“Ai humbi ndjenjat menjëherë , thuhet në një deklaratë. Shkaqet e vdekjes së tij janë duke u përcaktuar, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.
Pavarësisht burgosjes së tij, Navalny shpesh ka sulmuar Kremlinin përmes mediave sociale, duke përshkruar kalvarin e tij pas hekurave dhe duke dënuar Putinin për luftën në Ukrainë.
Por izolimi i tij u thellua kur tre nga avokatët e tij u arrestuan në tetor të dyshuar për aktivitet “ekstremist”.
47-vjeçari ishte figura më e njohur e opozitës në Rusi. Për vite të tëra, ai e ka quajtur Putinin dhe elitën në pushtet si një bandë “mashtruesish dhe hajdutësh“.
Ai fitoi admirim në mbarë botën kur u kthye në Rusi në vitin 2021 nga Gjermania, ku iu nënshtrua trajtimit për atë që testet laboratorike perëndimore treguan se ishte një përpjekje për ta helmuar atë me një agjent nervor në Siberi. Ai u arrestua menjëherë pas mbërritjes.
Navalny deklaronte se akuzat e shumta kundër tij, nga mashtrimi dhe përbuzja e gjykatës deri te një sërë aktivitetesh “ekstremiste”, ishin të gjitha të sajuara për të heshtur sulmet e tij ndaj Putinit.
Autoritetet ruse e shikonin Navalny dhe mbështetësit e tij si “ekstremistë me lidhje me agjencitë e inteligjencës perëndimore që synonin të destabilizonin Rusinë”.