MENU
klinika

"Rezulton se…"

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, reagon Policia

01.02.2024 - 21:03

Policia e Korçës ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku nënë e bijë janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre. Sipas Policisë, viktimat janë Eleni dhe Ornela Vangjeli, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune.

Sipas bluve të Korçës, dera e banesë ishte e mbyllur nga brenda, ndërsa për të hyrë brenda është dashur shkallmimi i saj. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i Policisë: 

 

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset Eleni Vangjeli dhe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit